Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke kthyer mbrapsht në kufi arbitrin somalez Omar Artan, i cili ishte përzgjedhur nga FIFA për të gjykuar në Botëror.
Arbitri u ndalua në aeroport ku u mor në pyetje për orë të tëra mbi dyshimet për lidhje të mundshme me grupin terrorist Al-Shabaab.
Pavarësisht se ai zotëronte një pasaportë diplomatike dhe vizë të rregullt të lëshuar nga ambasada amerikane, autoritetet e SHBA-së refuzuan hyrjen e tij në vend.
Pas kësaj ngjarjeje, UEFA ka surprizuar opinionin sportiv duke i besuar menjëherë një detyrë të rëndësishme.
Omar Artan është përzgjedhur zyrtarisht për të gjykuar finalen e madhe të Superkupës së Europës, e cila do të zhvillohet më 12 gusht midis skuadrave të PSG-së dhe Aston Villës./mxh
