Last Updated on 12/06/2026 by Monika
Kombëtarja e Kanadasë do të zbresë në fushë për t’u përballur me Bosnje-Hercegovinën, në takimin e vlefshëm për Grupin B të Kupës së Botës 2026.
Ky edicion shënon pjesëmarrjen e tretë në histori për kanadezët dhe të dytën radhazi pas asaj në Katar 2022, ku si vend organizator këtë herë synojnë të lënë pas rezultatet negative të së shkuarës. Në krahun tjetër, për Bosnjen ky është një rikthim i madh në kompeticionin më të rëndësishëm global pas 12 vitesh mungesë, kur debutuan për herë të parë në Brazil 2014.
Sfida që do të zhvillohet në Toronto pritet të dhurojë një luftë të fortë sportive, ku të dyja ekipet kërkojnë pikët e para për të pasur një rrugëtim sa më të gjatë. Pak minuta përpara ndeshjes janë zbuluar edhe 11-shet titullare.
FORMACIONET ZYRTARE
Kanadaja: Crepeau, Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea, Eustaquio, Kone, Millar, Buchanan, Oluwaseyi, David.
Bosnje Hercegovina: Vasilj, Muharemovic, Kolasinac, Dedic, Katic, Tahirovic, Basic, Memic, Demirovic, Bajrakteravic, Lukic./mxh
