Last Updated on 13/06/2026 by Anisa
Drejtori i Policisë së Tiranës, Oligert Torba, gjatë një konference për mediat u ndal edhe te zhdukja e Eglant Koçit, i cili dyshohet se është ekzekutuar disa ditë më parë nga miku i tij.
Ai u shpreh se ky rast është duke u ndjekur nga Krimet e Rënda dhe se kërkimet janë fokusuar në rrethinat e Tiranës, në kufi me Elbasanin.
“Po ndiqet nga Krimet e Rënda në polici. Një strukturë e posaçme po merret me kërkimin e trupit. Kërkimi është fokusuar në rrethinat e Tiranës në kufirin me Elbasanin”, u shpreh Torba./a.d
