Last Updated on 18/06/2026 by Anisa
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi ndaj fjalës së kryedemokratit Sali Berisha në Kuvend i cili kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe dorëhqejen e kryeministrit duke iu referuar kërkesave të protestuesve.
Balla e sfidoi Berishën të dilte në protestë nëse mundej, për të parë nëse do të pranohej ose jo nga qytetarët.
“Së pari, kërkesa është formuluar gabim dhe nuk mund të merret në konsideratë. Nga deputeti që mori fjalën në emër të kërkuesve, nuk dëgjuam asnjë argument që ka të bëjë me kërkesën. Kërkesa nga grupi ynë do të rrëzohet. Kemi pasur një diskutim në Konferencën e Kryetarëve, ku vetë deputetët kanë kërkuar që këto iniciativa të shqyrtohen. Nuk dëgjuam asnjë argument.
I fundit që mund të flasë për protestuesit është ky pelikani këtu. Nëse do të zbatosh atë që unë të ftoj, Sali Berisha, sot pasdite shko në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti. Unë kam bërë një kallëzim për ty. Kam kontribuar. I ftoj protestuesit ta marrin në shqyrtim. Kush ju ka mandatuar ju ndonjëherë? I fundit je ti që mund të na bësh ne ndërmjetësin me protestuesit”, tha Balla./a.d
