Last Updated on 18/06/2026 by Kesjana
Depueti socialist Damian Gjiknuri dhe kryedemokrati Sali Berisha zhvilluan një debat gjatë seancës së sotme plenare.
Kjo teksa Gjiknuri e akuzoi Berishën se ndryshoi qëndrim për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, pas lajmit për heqjen e “non gratës”.
Nga ana tjetër, Berisha i riktheu në vëmendje një çështje të shumëpërfolur për një udhëtim të socialistit në Aruba.
Pjesë nga debati:
Gjiknuri: Ky është i konfuzuar nga protesta dhe do që ta kthejë protestën në avantazhin e tij, këtu prapë ka kontradiktë të thellë. Se i pari që tha ‘antitrumpizëm’është ai (Berisha). E ktheu pllakën. Kur të dalë e vërteta e Arubës, edhe unë do të thëm se çfarë marrëveshjesh ka bërë ai për t’i lënë hapësirë për të udhëtuar në Amerikë. Këtë mbase duhet t’ia shpjegojë demokratëve të tij.
Berisha: Me asnjë shpifje nuk e lan dot veten tënde. Damian, dil e bëj be këtu që nuk ke qenë në Arubë. Dil betohu këtu. Dosjen e ka në dorë një armik i imi./Kb
