Last Updated on 20/06/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga mbledhja e grupit parlamentar të PS deklaratës së bërë nga Elisa Spiropali, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale, në kontekstin e protestave, shkroi se duhet “Një Marrëveshje e re për Shqipërinë”.
Duke iu referuar kësaj ideje, Rama reagoi me ironi, duke thënë se pret me interes që të shohë një draft konkret të kësaj “Shqipërie të re”, por shprehu dyshime se një dokument i tillë mund të vijë ndonjëherë.
Edi Rama: Është edhe një thirrje për një Shqipëri të re, dhe ka dhe disa shpirtra të humbur në partinë tonë, që duan një Shqipëri të re. Mezi pres që të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar. Por kam frikë se nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamingove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja. Fatosi poshtë, flamingo lart dhe ‘hi hi hi hi Shqipëria e re’. Do kritikohemi e sulmohemi, por kemi detyrimin të mos zgjedhim rrugën e lehte, të mos zgjedhim të jemi popullorë, kur duhet të jemi të përgjegjshëm./ad
