Last Updated on 20/06/2026 by Anisa
Gjithçka nisi si një kundërshti ndaj projektit të Zvërnecit, por tashmë ky tubim është kthyer në politik dhe kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Por përveç shfrytëzimit politik të kësaj proteste, ka nga ata që e përdorin edhe për biznes. Flamujt kombëtar kanë qenë dominues gjatë këtyre ditëve në protestë dhe kjo ka nxitur shitësit ambulantë të nisin tregtinë e tyre.
Në pamjet e siguruara shihen shitësit ambulantë, që kanë shpalosur flamujt dhe sende të tjera me motive patriotike dhe i kanë nxjerrë në shitje.
Në protestën e sotme pritet të ketë më shumë të pranishëm se zakonisht, pasi është thirrur protestë kombëtare dhe ka të ardhur edhe nga diaspora./ad
