54 persona u plagosën dhe 18 rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në kompleksin masiv të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Ras Laffan të Katarit, i cili ndodhi ndërsa punëtorët po rifillonin operacionet e ndaluara pas një sulmi iranian në mars.
Autoritetet thanë se një “aksident teknik” ndodhi në objektin lokal të furnizimit me gaz në Barzan të dielën në mbrëmje dhe se nuk kishte kërcënim për sigurinë publike.
Shpërthimi tronditi dritaret dhe u ndje në të gjithë Dohën qendrore, duke i futur në panik banorët më shumë se 70 kilometra nga Ras Laffan. Katari, i cili strehon një bazë të madhe ushtarake amerikane, është përballur me sulme të përsëritura iraniane me raketa dhe dronë gjatë luftës së Iranit./mxh
