Last Updated on 25/06/2026 by Anisa
Vëllai i vogël i yllit spanjoll, Lamine Yamal, është bërë sërish protagonist në rrjetet sociale pas një videoje argëtuese të publikuar nga vetë futbollisti.
Në pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në internet, i vogli Keyne shihet në një fushë stërvitore golfi duke u përpjekur të godasë topin me një shkop pothuajse më të madh se ai vetë. Pas disa tentativave të pasuksesshme, ai humbet durimin, merr topin me dorë dhe e hedh vetë në fushë, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.
Momenti bëhet edhe më komik kur Keyne nis të vrapojë drejt topit, por rrëzohet në tokë, për t’u ngritur menjëherë dhe për të vazhduar lojën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Videoja u publikua nga Lamine Yamal në rrjetet e tij sociale dhe brenda pak orësh grumbulloi mijëra reagime e komente, me ndjekësit që vlerësuan spontanitetin dhe energjinë e vëllait të vogël të futbollistit.
Nuk është hera e parë që Keyne bëhet viral, pasi ai është shfaqur shpesh në postimet familjare të sulmuesit të ri të Spanjës dhe ka fituar simpatinë e tifozëve me karakterin e tij plot gjallëri./ad
