Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka marrë një vendim drastik ndaj futbollistit të Katarit, Assim Madibo, duke e pezulluar atë me 5 ndeshje pas ndërhyrjes së tij të tmerrshme në ndeshjen ndaj Kanadasë.
Gjatë asaj sfide, Madibo u ndëshkua menjëherë me karton të kuq për një faull të rëndë ndaj Ismael Koné, i cili përfundoi me thyerjen e këmbës së futbollistit kanadez.
Edhe pse mesfushori i Katarit shkoi menjëherë pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes së Kanadasë për t’i kërkuar falje rivalit të tij, qeveria botërore e futbollit vendosi ta dënojë rëndë për shkak të pasojave të ndërhyrjes.
Duke qenë se Katari u eliminua zyrtarisht nga Kupa e Botës pas mbylljes së fazës së grupeve në vendin e fundit, Madibo do ta shlyejë këtë pezullim në ndeshjet e ardhshme zyrtare të kombëtares së tij, teksa ligjërisht ka edhe të drejtën e apelimit./mxh
