Last Updated on 28/06/2026 by EL
Këtë javë Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi ideksin, që është treguesi i klimës së biznesit në vendin tonë. Ky indeks rezutoi se mbi 200 biznese pjesmarrëse vlerësuan mjedisin ekonomik me 40 pikë nga 100 të mundshmet.
Por si është ky tregues në raport me një vit më parë? Të dhënat tregojnë se ka një përkeqësim me 6 pikë. Ndërkohë vlerësimi prej 40 pikësh është i njëjtë me vlerën e vitit 2012, kohë kur nisi të publikohej kjo anketë.
Neritan Mullaj, drejtor i Dhomës Amerikane në një intervistë për emision E-ZONE me gazetaren Rajmonda Lajthia tregon se cfarë e shqetëson biznesin.
“Ne pamë që nga 270 anëtar që ka Dhoma Amerikane, 208 prej tyre kanë plotësuar anketën. Kjo është pjesëmarrja më e lartë e anëtarëve që nga koha e publikimit të këtij indeksi. Kjo pjesëmarrje është një tregues për të evidentuar shqetësimet që kanë bizneset në aktivitetin e tyre të përditshëm. Ajo çfarë pamë dhe çfarë presin biznest në vazhdim është pesimistë. Sipërmarrja ka një mungesë besimi që punët do të përmirësohen”, tha Mullaj
Anketa evidenton 6 shqetësime kryesore të bizneseve që nisin me konkurrencën e padnershme, monopolet, korrupsionin, informalitetin, burokarcitë apo dhe klimën e brendshme politike
“Klima politike është treguesi me rënien më të madhe. Biznesi ka mungesë besimi dhe ky tregues reflektohet në mungesën e një konsesusi politik në marrjen e vendimeve që ndikojnë sipërmarrjen. Informaliteti jo vetëm që nuk është ulur, por bizneset mendojnë që është rritur. Nuk luftohet informaliteti me aksione. Duhen politika të mirëmenduara. Edhe lufta ndaj korrupsionit nuk pa percetim pozitiv. Ndërkohë gjetja e stafit të kualifiuar vijon të jetë një shqetësim serioz”, deklaroi z.Mullaj
Por teksa shohim ndër vite anketën e Dhomës Amerikane, shohim që shqetësimet janë të ngjashme dhe të pandryshuara ndër vite. Ndaj cfarë ka ndryshuar në vitin 2025 që ky indeks është përkeqësuar?
“Ndoshta bizneset kanë shfaqur një padurim për shqetësimet që vetëm përsëriten viti pas viti dhe nuk shohin ndryshim apo përmirësim”, përfundon intervistën Neritan Mullaj./et
