Last Updated on 29/06/2026 by Kesjana
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me armë zjarri në zonën e njohur San Pedro Square në San Jose, e cila po përdoret si “Fan Zone” për tifozët e 2026 FIFA World Cup.
Sipas policisë lokale, viktima ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa i plagosuri u transportua në spital në gjendje kritike. Autoritetet kanë nisur hetimet për vrasje dhe kanë bllokuar rrugët përreth zonës së ngjarjes.
Në momentin e të shtënave nuk po transmetohej asnjë ndeshje e Botërorit, pasi takimi i vetëm i ditës kishte përfunduar disa orë më herët. Deri tani, policia nuk ka dhënë informacion mbi autorin apo motivin e sulmit./kb
