Futbollistët e Real Madridit po zhvillojnë një Kupë Bote mbresëlënëse, duke qenë ndër protagonistët kryesorë të turneut që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Në renditjen e lojtarëve që fituan më së shumti çmime “Lojtari i Ndeshjes” (Man of the Match) gjatë fazës së grupeve të Botërorit 2026, në mesin e pesë më të mirëve gjenden edhe dy yje të klubit madrilen.
Në krye spikat Vinicius Junior, i cili është futbollisti i vetëm që u shpall tre herë radhazi “Lojtari i Ndeshjes” në fazën e grupeve.
Sulmuesi brazilian ishte vendimtar për Brazilin, duke realizuar katër gola në tre ndeshje dhe duke ndihmuar ekipin e tij ta mbyllë grupin në vendin e parë me paraqitje bindëse.
Në këtë listë bën pjesë edhe Jude Bellingham, i cili fitoi dy çmime “Lojtari i Ndeshjes” falë paraqitjeve të shkëlqyera me Anglinë.
Mesfushori anglez shënoi dy gola dhe regjistroi një asistim në tre ndeshjet e fazës së grupeve, duke qenë një nga liderët e skuadrës së tij. /et


