Riyad Mahrez ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Algjerisë pas eliminimit në Kupën e Botës.
Kapiteni algjerian e bëri të ditur vendimin pas humbjes 2-0 ndaj Zvicrës në fazën e 1/16-tës.
Sulmuesi 35-vjeçar e mbyll karrierën ndërkombëtare pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme me përfaqësuesen.
Në këtë Botëror, Mahrez shënoi dy gola në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Austrisë. Ai konfirmoi për beIN Sports se sfida ndaj Zvicrës ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e Algjerisë.
Gjatë karrierës ndërkombëtare, Mahrez zhvilloi 119 ndeshje, realizoi 40 gola dhe regjistroi 45 asistime. Ai ishte pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2019. Në vitin 2016, Mahrez u shpall gjithashtu Futbollisti Afrikan i Vitit./mxh
