Last Updated on 04/07/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë datë si një festë të veçantë edhe për shqiptarët.
Në një postim të tij, Rama ka zgjedhur një ton simbolik dhe emocional, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe simbolit të saj më të njohur, Statujës së Lirisë.
“Mirëmëngjes 😊 dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë 🌎”, shkruan Rama.
Urimi i kryeministrit vjen në një ditë simbolike për SHBA-në, e cila shënon shpalljen e pavarësisë më 4 korrik 1776, dhe konsiderohet një nga festat më të rëndësishme kombëtare amerikane./ad
