Aktori i njohur amerikan George Clooney do të marrë çmimin prestigjioz “Luani i Artë” për Arritje Jetësore në edicionin e ardhshëm të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në botën e kinemasë.
Marrëdhënia e Clooney-t me festivalin daton prej vitit 1998, kur ai mori pjesë për herë të parë me filmin “Out of Sight”. Që atëherë, ai është bërë një nga figurat më të njohura të ekranit të madh, si aktor, regjisor dhe producent.
Drejtori artistik i festivalit, Alberto Barbera, e cilësoi Clooney-n si një artist me ndikim të jashtëzakonshëm në kinemanë moderne, duke vlerësuar karrierën e tij shumëdimensionale dhe rolin që ka luajtur në zhvillimin e filmit bashkëkohor.
Vetë aktori e priti me humor lajmin e këtij vlerësimi.
“Kam përjetuar shumë momente të paharrueshme në Venecia. Ky është festivali im i preferuar dhe marrja e ‘Luanit të Artë’ është një nder i madh. Ndoshta kjo do të thotë edhe se jam plakur, por e pranoj me kënaqësi,” u shpreh Clooney.
Ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet gjatë Festivalit të Filmit në Venecia, i cili këtë vit do të mbahet nga 2 deri më 12 shtator./mxh
