Gazetari Armir Shkurti, anëtar i Grupit të Punës për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar, në mbështetje të protestës që sot ishte në ditën e 37-të, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, pro formalizimit të drejtimit të protestës. Ai u shpreh se protesta duhet formalizuar, duke gjetur një drejtues.
“Kemi dalë të marrim atdheun mbrapsht dhe të mbyllim këtë kapitull të klasës politike. Nuk më vjen mirë që është goditur media, por të lumtë dora. TVSH thoshte edhe dje se është protesta e Zvërnecit. Jo, është protesta e një populli që ka dalë me gjithë larminë e vet, që mund të ketë probleme të shëndetit mendor dhe akademikë.
Dikush ka bërë tortën, dikush arkivolin, me të cilin nuk isha dakord. Ka njerëz që po vdesin në spitale për ilaçe.
Duhet të jemi dakord me një gjë, por është një ppull, një sustë që është tërhequr dhe është lëshuar. Ka edhe me rekorde kriminale, por edhe ata kanë të drejtë.
Është një sistem padrejtësish që duhet rrëzuar.
Ideja për një organizim është mbarë qytetare. Të gjithë që janë aty thonë kemi nevojë, se kush na drejton. Isha te universiteti kur u hoq tabela e studentëve. Jam turrur kur thanë kanë marrë studentët policia peng, kuptuam që thirrja ishte false. Kërkohet një kokë për një trup që është goxha i tensionuar dhe tendosur. Ka frikë dhe mosbesim, që është krejt normale, pasi përvojat e kuvendeve dhe kongreseve, kanë prodhuara gjëra. Njerëzit kanë frikë dhe është normale. Ideja e kuvendit nuk e ka një njeri, por vjen nga të gjithë anët. Çështja është si do të organizohet. Kanë dalë njerëz që janë njohur, nuk e kam njohur Edviolin më parë, kanë ardhur njerëz të tjerë, janë përpjekur të krijojnë një grup, ky është grup pune. Ai grup pune është në fazë pune dhe të krijimit të rregullave, një nga standardet është cila është qasja jote ndaj protestave.
Ka edhe një gjë që duhet ta dinë njerëzit. Nisma ka lindur nga brenda njerëzve. Edhe ata që e kundërshtojnë e kanë si ide. Çështja është brenda konceptit. Ky kuvend nuk është siç ka ngjallur gjithë establishment dhe përdor cdo mjet për ta goditur.”- tha Shkurti./mxh
