Last Updated on 09/07/2026 by EL
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” për personin me iniciale E.H., i cili u arrestua pas protestës së zhvilluar më 6 korrik.
Me këtë vendim, gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij, por ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, pasi ndaj tij nuk u caktua masë arresti. E.H. do të duhet të paraqitet në policinë gjyqësore çdo të premte të parë të muajit, në orën 15:00.
Prokuroria e dyshon E.H. për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.
Sipas Gjykatës së Tiranës, vendimi është marrë pasi u shqyrtuan provat e paraqitura nga Prokuroria, argumentet e mbrojtjes dhe rrethanat personale të të arrestuarit.
Gjykata bëri të ditur se nuk mund të japë më shumë detaje për çështjen, pasi hetimet janë ende në zhvillim dhe duhet të ruhet sekreti hetimor./et
