Katër persona janë arrestuar për përfshirje në akte dhune pas përfundimit të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, në orët e para të mëngjesit të së premtes në qytetin amerikan të Bostonit.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë një turmë të mbledhur në rrugë, ndërsa automjete të policisë kalojnë pranë zonës. Sipas raportimeve, pas përfundimit të takimit pati përplasje mes disa personave dhe forcave të rendit.
Një efektiv policie mbeti i plagosur në kokë dhe u dërgua në spital, pasi dyshohet se u godit nga një shishe qelqi gjatë incidenteve.
Franca siguroi një fitore të pastër 2-0 ndaj Marokut, duke eliminuar përfaqësuesen afrikane nga turneu. Kampionët në fuqi dominuan takimin dhe lanë pa shumë mundësi në sulm skuadrën marokene, e cila nuk arriti të përsëriste suksesin e Botërorit të kaluar.
Maroku tashmë është eliminuar në fazat e vona të dy edicioneve radhazi nga Franca, ndërsa “Gjelat” vijojnë rrugëtimin në turne në kërkim të një tjetër trofeu botëror./mxh
