Irani kia pranuar se ishte “një grup ekstremistësh jashtë kontrollit” ai që u përpoq të minonte negociatat e paqes dhe armëpushimin, duke sulmuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe duke shkaktuar reagimin amerikan. kanë deklaruar disa zyrtarë amerikanë për CBS News.
“Iranianët) janë kthyer në tryezën e bisedimeve dhe kanë thënë: ‘Kemi gabuar. Kemi bërë një gabim. Le të vazhdojmë të bisedojmë’.”, theksojnë zyrtarët amerikanë .
CBS News sqaron se ky “rrëfim” është bërë privatisht nga drejtues iranianë para këshilltarëve të Donald Trumpit.
“Nëse kjo nuk është pozicioni zyrtar i Teheranit,” tha një zyrtar amerikan për CBS News, “atëherë për ta nuk do të jetë një ditë e mirë.”
“Jemi qartësisht në një fazë pritjeje dhe vëzhgimi,” deklaroi një tjetër zyrtar.
Megjithatë, edhe pse iranianët thuhet se u kanë thënë të dërguarve të Trumpit se sulmet ndaj anijeve u organizuan nga një element i devijuar brenda sistemit të tyre, i cili synonte të sabotonte marrëveshjen e administratës Trump.
Sipas zyrtarëve të cituar nga CBS News – mendon se anijet u goditën për një arsye tjetër./mxh
