Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtunë në fshatin Kurtesh të Kolonjës.
Një shtetas 36 vjeçar ka humbur jetën teksa ngarkonte trupa druri në një subjekt privat.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 36 vjeçari ishte banues në Pogradec.
Viktima ka shkuar ditën e sotme për të ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh ndërsa një trup druri i është shkëputur duke e zënë poshtë, e si pasojë 36-vjeçari ka ndërruar jetën në vend.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet lidhur me rastin./Mxh
