Një shqiptar 44-vjeçar, i cili dyshohet se banonte në zonën e Istiaias në Evian veriore, u kap nga policia në rrethana të pazakonta.
Sipas mediave greke, 44-vjeçari vodhi një makinë në Edipsos dhe më pas kaloi në Fthiotida. Të nesërmen, në Nea Anchialos, hyri me forcë në shtëpinë e një mësuesi, ku grabiti bizhuteri, ora, një laptop dhe një tablet.
Mësohet se vendndodhja e shqiptarit u mësua nga autoritetet përmes gjurmimit nga aplikacionet e tabletit./Mxh
