Vajza 16-vjeçare e Monica Bellucci-t dhe Vincent Cassel-it, Léonie Cassel, ka bërë debutimin e saj në pasarelë, duke hapur sfilatën Alta Moda të shtëpisë së modës Dolce & Gabbana në Taormina të Siçilisë.
Adoleshentja u shfaq në pasarelën e shtëpisë së njohur italiane në Parkun Botanik Radicepura, ku u prezantua koleksioni i ri. Ajo kishte veshur një fustan spektakolar me motive florale, ngjyra të ndezura dhe bizhuteri elegante, ndërsa flokët i ishin zbukuruar me lule natyrale. Prania e saj ishte një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes, pasi shënoi debutimin e saj zyrtar si modele.
Në këtë event ishin të pranishëm, mes të tjerëve, nëna e saj Monica Bellucci, Jennifer Lopez dhe Christian Bale.
Léonie është vajza e madhe e Monica Bellucci-t dhe Vincent Cassel-it, të cilët gjatë martesës së tyre sollën në jetë dy vajza, përpara se t’i jepnin fund lidhjes në vitin 2013./mxh
