Last Updated on 14/07/2026 by EL
Gjatë vizitës, Balla vlerësoi figurën e Atit Emir si një burrë shteti vizionar dhe një udhëheqës historik, i cili hodhi themelet e transformimit të jashtëzakonshëm të Katarit në një shtet modern, të zhvilluar dhe të respektuar në arenën ndërkombëtare, duke ruajtur njëkohësisht identitetin, traditat dhe trashëgiminë e pasur të vendit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS theksoi se Shqipëria dhe Katari gëzojnë marrëdhënie shumë të mira miqësie, respekti të ndërsjellë dhe bashkëpunimi në zgjerim, duke nënvizuar se në këto momente zie, Shqipëria qëndron pranë popullit mik të Katarit.
“Trashëgimia dhe vizioni i Atit Emir do të vijojnë të frymëzojnë zhvillimin e Katarit dhe brezat që do të vijnë,” u shpreh Balla.
