Sharon Stone ka ndarë një histori personale nga e kaluara e saj, duke folur për një lidhje që nisi kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe. Aktorja zbuloi se partneri i saj në atë kohë ishte 38 vjeç dhe se ai dëshironte të martoheshin, por martesa nuk u realizua pasi ajo nuk donte të jetonte në Evropë.
Në një intervistë për Nineteen92, Stone u kthye pas në kujtimet e viteve të rinisë dhe foli për një burrë që kishte pasur një rol të rëndësishëm në jetën e saj, pa zbuluar emrin e tij. Ajo tregoi se në moshën 19-vjeçare kishte qenë në një lidhje me një stilist 38-vjeçar të pëlhurave të mëndafshta. Përmes tij ajo u njoh me njerëz nga bota e modës dhe së bashku udhëtuan në shumë vende të ndryshme.
“Kur isha 19 vjeçe, kisha një partner 38-vjeçar, i cili ishte stilist mëndafshi, dhe për shkak të tij njihja të gjithë stilistët.”
Sharon Stone tha gjithashtu se mundësia e një martese ishte diskutuar mes tyre, por ajo nuk e mori atë vendim, pasi dëshironte të ndiqte ëndrrën e saj në aktrim.
“Ai do të më kishte martuar, por unë nuk doja të jetoja në Evropë. E dija se do të bëhesha aktore. E dija se cili ishte fati im. E dija vërtet që kur isha e vogël se kjo ishte diçka që do të më ndodhte.”
Aktorja shtoi se lidhja e tyre kishte zgjatur për një periudhë të gjatë dhe, megjithëse kishte kaluar nëpër faza të ndryshme, kishte vazhduar për rreth tre dekada.
“Udhëtuam në të gjithë botën së bashku. Kemi qenë bashkë në periudha të ndryshme për 30 vjet. Ne jemi ende miqtë më të mirë.”
Stone theksoi se ambicia e saj nuk lidhej vetëm me karrierën në aktrim, por edhe me ndjesinë se kishte “shumë gjëra” që dëshironte të bënte në jetë.
Sharon Stone është një nga aktoret më të njohura të Hollivudit, e cila u bë famëbotërore me rolin në filmin “Basic Instinct” (1992) dhe ka spikatur gjatë karrierës së saj në filma të shumtë dramatikë e thriller, duke fituar edhe vlerësime prestigjioze, përfshirë një çmim Golden Globe./mxh
