Nga Mentor Kikia
Ligji për Ndarjen e re Administrative, për fat, nuk do të kalojë këtë sesion parlamentar. Që do të thotë se ka më shumë kohë për tu diskutuar.
Ndarja Administrative dhe Reforma Zgjedhore janë dy ligjet më të rëndësishme të kësaj Legjislature.
E para përcakton standardin e shërbimeve që marrin qytetarët, e dyta është vendimtare për standardet e demokracisë.
Po ndalem tek Ndarja Administrative!
Debati është përqëndruar, nëse bien apo jo dakord PS dhe PD për numrin e bashkive. Dakordësia e dy partive nuk do të thotë se është bërë më e mira, përkundrazi.
Ndarja e parë u bë duke e shtrirë Shqipërinë në tavolinë dhe PS e vetme, vizatoi një hartë elektorale. Hiq një bashki e një komunë këtu e shto një atje, ky është me ne e ky kundër nesh.
Përfundimi ishte skandaloz!
Qytetarët u privuan nga shërbimet, pasi shërbimet dhe kompetencat u përqëndruan tek “bashkitë e mëdha”.
Komunat u shkrinë, me pretendimin se janë produktive, kryetarët e tyre ishin shndërruar në bejlerë, dhe kishin kosto për shkak të mbingarkesës me administratë parazite. Por Njësitë Administrative që i zëvendësuan, i shtuan edhe më shumë nëpunësit, pa dhënë asnjë shërbim.
NjA-të nuk kanë asnjë qindarkë në dispozicion. Ata që punojnë aty janë njerëz të emëruar vetëm mbi bazën e kontributeve politike në zonë.
Qytetarët udhëtonin edhe më dhjetra km për të marrë një shërbim modest në bashki, në qytet.
Edhe për të ndërruar xhamin e thyer të shkollës, në fshatin X, 40 km larg qytetit, duhet të shkojë Ndërmarja e Shërbimeve Publike e bashkisë
Edhe nëse digjet një llampë e ndriçimit publik në një fshat apo qytezë, duhet të lajmërohet NSHP-ja që të vijë ta ndërrojë.
Edhe për ti hedhur një karrocë zhavorr në një rrugë diku, duhet tenderi i NSHP-së!
Edhe për të larguar dheun dhe gurët që kanë zënë rrugën nga rrëshkitja, në fshatin X, duhet të udhëtojë fadroma e NSHP-së, për një orë punë.
Banorët e zonave rurale janë shndërruar në mirëmbajtës të rrugëve të tyre.
Para disa vitesh, në Orikum binin njerëzit nëpër puseta, sepse që të viheshin kapakët, duhej të bëhej një tender në bashkinë e Vlorës.
Mungesa e shërbimeve në zonat rurale ishte një nga shkaktarët e largimit të pupullsisë nga këto zona.
Sepse Njasitë Administrative nuk ofrojnë shërbime, apo janë shndërruar në zyra partie.
A i kanë konsideruar deputetët shkaqet e dështimit të reformës së parë?
Jo!
Sepse, me sa kam ndjekur, PS e quan atë sukses, por bëhet një reforme tjetër, për më mirë.
Debati është reduktimi i njësive, shkrirja e disa bashkive të vogla.
Sa garanci do të ketë për këta banorë të marrin shëbrimet në një bashki që do të jetë edhe më larg vendbanimit të tyre?
Por nuk diskutohet për cilësinë e shërbimeve, por sërish për impakitn elektoral të kësaj ndarjeje.
Nëse PS-PD do bien dakord të bëjnë një vizatim të ri harte, shto një e hiq 3 bashki, pa konsideruar problëmet reale, kjo do të rëndojë edhe më shumë në kurriz të qytetarëve.
P.S: Nese je dakord, ndaje kete shkrim!
Foto: Banoret ne nje fshat duke shtruar vete rrugen!
