Last Updated on 22/07/2026 by Monika
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një paralajmërim tjetër drejtuar Irani.
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, çdo sulm ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit do të pasohet nga sulme amerikane ndaj urave dhe termocentraleve.
Në një postim në platformën “X”, Trump thekson se në rast sulmesh nga Irani, SHBA-të do të fillojnë shkatërrimet edhe brenda kryeqytetit Teheran.
“Që tani e tutje, sa herë që Republika Islamike e Iranit synon një anije në Ngushticën e Hormuzit, qoftë me një raketë, raketë, dron apo ndonjë pajisje apo armë tjetër, Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë dhe shkatërrojnë një urë ose termocentral, duke përfshirë ato që ndodhen pranë ose brenda kryeqytetit të Teheranit”,-shkruan Trump./mxh
