Last Updated on 23/07/2026 by Anisa
Përplasjet jashtë godinës së Parlamentit është përshkallëzuar. Përballë rezistencës së vazhdueshme dhe bllokimit të akseve rrugore, Policia e Shtetit është detyruar të ndërhyjë me masa më të rrepta duke hedhur ujë me presion drejt protestuesve për t’i shpërndarë ata.
Në terren janë angazhuar dy autobotë uji, të cilët po përdoren për të liruar segmentet rrugore të bllokuara. Pavarësisht ndërhyrjes së mjeteve ujëhedhëse, qytetarët po bëjnë rezistencë të fortë dhe refuzojnë të largohen nga ambientet e Parlamentit, duke e mbajtur situatën tejet të tensionuar./ad
