Last Updated on 27/07/2026 by Monika
Kuvendi i Shqipërisë miratoi pasditen e sotme Marrëveshjen e huasë direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Miratimi u bë vetëm me votat e mazhorancës dhe mori 74 vota pro.
Shqyrtimi i marrëveshjes u bë me dyer të mbyllura, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme.
Marrëveshja parashikon një hua në vlerën totale prej 302 milionë dollarësh amerikanë, në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak./mxh
