Gjykata e Posaçme ka vendosur të rikthejë për plotësim hetimesh në Prokurorinë e Posaçme dosjen e “SASPAC”.
Vendimi vjen pas zhvillimit të seancave paraprake prej rreth një viti.
Bëhet fjalë për dosjen ku përfshihet edhe ish-drejtori i Agjencisë SASPAC, Ilir Beqaj, dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë.
Sipas prokurores Elida Kaçkini, SPAK ka afat kohor deri më 30 tetor që të plotësojë hetimet e munguara.
Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Europian, prokurorët dyshuan se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive./mxh
