Juventusi ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 35 milionë eurosh plus 10% të rishitjes te Bayer Leverkuseni për mesfushorin bosnjak Kerim Alajbegovic.
Drejtori ekzekutiv Giovanni Carnevali synon të arrijë me shpejtësi marrëveshjen përfundimtare për të shmangur konkurrencën nga klube si Milani, Chelsea dhe Napoli.
Drejtuesi Frederic Massara e kishte ndjekur lojtarin që gjatë periudhës së tij te Roma, ndërsa ish-mesfushori Miralem Pjanic ka lehtësuar kontaktet mes palëve.
19-vjeçari tëroqi vëmendjen e klubeve europiane pas paraqitjeve të tij në Kampionatin Botëror. Nëse transferimi i Alajbegovic-it do të zyrtarizohet pas atij të Kolo Muani-t, Juventusi do të shqyrtojë shitjen e ndonjë elementi në sulm.
Kandidati kryesor për t’u larguar është Francisco Conceição, për të cilin ka interes nga disa skuadra në tregun e transferimeve. Bisedimet mes Juventusit dhe Leverkusenit po vazhdojnë për të përmbyllur detajet e fundit të këtij operacioni./mxh
