Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, largohen dy
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë të re lëvizjesh në strukturat e saj drejtuese, duke zëvendësuar drejtuesit e dy departamenteve pas përfundimit të mandateve të tyre.
Departamenti i Policisë Kriminale do të drejtohet nga Arjan Muça, i cili merr detyrën pas largimit të Neritan Nallbatit. Ky i fundit është transferuar pranë Akademisë së Sigurisë, ku do të ushtrojë funksione të reja.
Ndërkohë, ndryshime janë bërë edhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Pëllumb Seferi ka lënë postin që mbante dhe është caktuar në Akademinë e Policisë, ndërsa drejtimi i departamentit i është besuar, me komandim, Artan Bajraktarit.
Këto lëvizje janë pjesë e riorganizimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit. Procesi pritet të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, kur do të zyrtarizohen emra të tjerë në poste drejtuese./Kb
