Rafael Leao i është bashkuar Milanit në grumbullimin stërvitor në Perth, ndërsa e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë.
Dy klubet turke, Galatasaray dhe Fenerbahçe, janë aktualisht më të interesuarat për portugezin, ndërsa nuk ka oferta konkrete nga Premier League apo La Liga.
Milani kërkon 60 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe synon të arkëtojë të paktën 50 milionë euro nga një transferim përfundimtar.
Fenerbahçe ka ofruar një paketë prej 42 milionë eurosh dhe një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon për Leaon, ndërsa Galatasaray i ofron 12 milionë euro në sezon dhe mundësinë për të luajtur në Champions League.
Klubi kuqezi nuk pranon formulën e huazimit me të drejtë apo detyrim blerjeje. Një largim i Leaos do t’i krijonte Milanit mundësinë për të investuar në një mesfushor ofensiv për skemën 3-4-2-1 të Ruben Amorim.
Mes emrave të përmendur si zëvendësues janë Matias Soule, Franco Mastantuono dhe Ethan Nwaneri./mxh
