Pete Davidson mund të ketë gjetur sërish dashurinë. Komediani amerikan është parë në shoqërinë e Sarah Jane Nader, duke shtuar zërat se mes tyre ka nisur një romancë.
Fotot e publikuara nga Deuxmoi i tregojnë të dy duke shëtitur së bashku në Brooklyn, përpara se Davidson ta shoqëronte Nader deri te makina e tij, ku i hapi derën në një gjest që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.
Sipas TMZ, mbrëmjen e kaluan në restorantin italian Campania në Bay Ridge. Për të shmangur vëmendjen e publikut, ata hynë nga hyrja e personelit dhe darkuan për disa orë në një ambient privat. Burime pranë restorantit thanë se çifti u shfaq shumë i afërt gjatë gjithë mbrëmjes.
Kjo dalje vjen vetëm tre muaj pasi Davidson i dha fund marrëdhënies me Elsie Hewitt. Ndarja ndodhi pak kohë pasi ata mirëpritën vajzën e tyre, Scottie Rose.
Pas përfundimit të lidhjes, Hewitt publikoi mesazhe në rrjetet sociale që lanë të kuptohej se po përballej e vetme me përgjegjësitë e prindërimit. Megjithatë, persona pranë Davidson kanë mohuar këto pretendime, duke theksuar se aktori vazhdon të kontribuojë financiarisht për ish-partneren dhe vajzën e tyre.
Ndërkohë, përfaqësuesit e të dyve kanë bërë të ditur se ish-çifti ka arritur një marrëveshje për bashkëprindërimin, duke theksuar se mirëqenia e vajzës mbetet prioriteti i tyre kryesor./mxh
