Aktorja e njohur turke Hande Erçel do të bëhet teze për herë të dytë, pasi motra e saj, Gamze Erçel Yıldırım, dhe bashkëshorti i saj, Caner Yıldırım, kanë zbuluar se janë në pritje të një vajze.
Çifti ka ndarë emocionet e këtij momenti përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku kanë konfirmuar gjininë e fëmijës së dytë. “Jemi shumë të emocionuar që të të takojmë”, shkruan ata në postimin e tyre.
Gamze Erçel dhe Caner Yıldırım u martuan më 26 prill 2019 dhe në dhjetor të po atij viti u bënë prindër për herë të parë, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Mavi.
Lajmin për shtatzëninë e dytë, Gamze e kishte bërë publik në qershor, duke ndarë me ndjekësit një mesazh emocionues: “Familja jonë e vogël po zgjerohet”.
Tashmë, çifti ka konfirmuar se familja do të mirëpresë një tjetër vajzë. Kështu, Mavi do të bëhet motër e madhe, ndërsa Hande Erçel do të përjetojë edhe një herë emocionin e të qenit teze./mxh
