Last Updated on 13/08/2026 by EL
Nga ARTUR AJAZI
Prej 10 ditësh, Shqiperia ndodhet nën pushtetin e zjarreve. Në Krujë, Mallakaster, Shkoder, Tiranë, Elbasan, Vlorë etj, po digjen masive me pyje dhe kullota, po digjen mijëra hektarë me ullinj dhe dru frutorë, po digjen banesa, dhe lokale. A thua se vendi është në luftë. Jo aspak. Jemi në paqe, jemi në sezonin turistik, dhe jemi nën “ethet” e integrimit europian. Dhe sikur të mos ishte kjo, dora kriminale shfaqet në çdo fshat, pyll, lagje dhe zona të tjera, duke hedhur hurën e zjarrit. Kodi Penal është rënduar, duke parashikuar nga 8 deri 15 vjet burg, kush kapet në flagrance, duke djegur dhe duke i vënë zjarrin pyjeve dhe zonave të tjera duke rrezikuar jetëdhe pasuri t shqiptareve. Gjat vitit 2025, u arrestuan 11 persona, dhe pas 3 ose 4 muajve burg, ata u liruan. Atehere, kush përgjigjet për miliona euro dëme, për mijëra hektare troje, pyje dhe masive me dru frutorë, për banesat e zhuritura ? Zoti Klodian Braho, ju drejtohem juve, “pse nuk i klasifikoni të gjithë zjarrvënësit, si kriminelë, dhe ti adresoni tek GJKKO-ja, si autorë të veprave të rënda penale ? Pse shqiptarët duhet të humbasin miliona lekë apo dhe euro, nga zjarret e qëllimshëm, që në mënyrë absolute, kanë prapavijë politike ? Zoti Braho, një zjarrvënës, duhet të akuzohet dhe dënohet njëlloj si një autor krimi, si një terrorist, dhe jo ti zbutet akuza nga prokurorët e SPAK. Ishin 11 të arrestuar vjet, dhe sot asnjë prej tyre nuk ndodhet në qeli. Ishin 11 autor krimesh makabre, ishin 11 zjarrvënës që i xshkaktuan shtetin miliona euro dëme materiale, e shqiptareve po ashtu miliona lekë nga djegia e pyjeve dhe banesave. Janë mbi 320 hektarë troje, pyje dhe banesa që janë djagur nga dora e njeriut. Specialistët thonë se “mundësia e zjarrit nga një bisht cigare në pyll apo kudo tjeter, mbetet thuajse ZERO. Atehere, kur do t֝ë dënohen kriminelët e zjarreve ? Shqipëria ka shumë armiq, ka shumë ziliqarë, ka shumë dashakeqësi nga fqinjët e politika destrutive. Ata mendojnë se, Edi Rama do të bjerë duke djegur pyjet, kullotat, banesat, mallet dhe fushat. Ata dritëshkurtër, që kanë për mision djegien dhe shkaterrimin e Shqiperisë, sabotimin e sezonit turistik, dhe krijimin e kaosit, mendojnë se duke i vënë zjarrin gjithçkaje , do demotivojnë shqiptaret të ndertojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Ata mendojnë se, duke vënë zjarre, do largojnë turistët e huaj, por gabojnë. Ndaj zoti Braho, u jepni dënimet maksimale zjarrvënësve, për hir të Shqiperisë. Shqiperia vlen më shumë se çdo kriminel i yshtur nga politika apo agjenturat e huaja. Të paktën zbatoni dhe referojuni Kodit Penal zoti Braho, duke shpresuar se hetimi nga SPAK të zbulojë tentakulat e fshehta ku lidhen dhe paguhen zjarrvënësit e Shqiperisë.
