Shakhtar Donetsk do t’i zhvillojë ndeshjet si skuadër pritëse në Ligën e Kampioneve 2026/27 në “Stamford Bridge”, pas marrëveshjes së arritur me Chelsea.
Klubi ukrainas e ka konfirmuar zyrtarisht stadiumin londinez si shtëpinë e tij për ndeshjet e këtij kompeticioni. Për shkak të situatës së luftës në Ukrainë, Shakhtari gjatë 4 viteve të fundit i ka zhvilluar ndeshjet në Poloni, Gjermani dhe Slloveni.
Tashmë skuadra ukrainase do të zhvendoset në Angli për sfidat e saj europiane. “Stamford Bridge” ka edhe një lidhje të veçantë me Ukrainën për shkak të shitjes së Chelsea nga Roman Abramovich dhe destinacionit të përfitimeve për viktimat e luftës.
Chelsea, që nuk u kualifikua në kompeticionet europiane pas sezonit 2025/26, ka rënë dakord t’ia vërë stadiumin në dispozicion Shakhtarit. Marrëveshja vlen për gjithë sezonin 2026/27 të Ligës së Kampioneve.
Kështu, Shakhtar Donetsk do ta nisë aventurën europiane si vendas në një prej stadiumeve më të njohura të futbollit anglez./mxh
