Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa feston sot 31-vjetorin e ditëlindjes. Dua Lipa është një nga emrat më të mëdhenj në muzikë, e cila në karrierën e saj numëron me dhjetëra hite globale.
Hitet si Neë Rules, IDGAF, Be the One e afirmuan arë në tregun ndërkombëtar muzikor.
Me albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, e çoi karrierën e saj në një nivel tjetër me këngë që u kthyen n ëhite si “Don’t Start Noë”, “Levitating” dhe “Physical”, duke u bërë një nga albumet përcaktuese të popit të fillimit të viteve 2020.
Më vonë Lipa vazhdoi suksesin e saj me Radical Optimism, ndërsa filloi të eksploronte edhe aktrimin. Ajo u shfaq si “Sirena Barbie” në “Barbie” dhe mori një rol më të madh së bashku me Henry Cavill në Argylle.
Gjatë më pak se një dekade, Lipa është shndërruar në një yll global të popit, si fituese e çmimeve Grammy, aktore dhe një nga interpretueset më të njohura të brezit të saj./kb
