Atletico Madrid e ka nisur me një barazim 2-2 kampionatin spanjoll përballë Villarreal-it në shtëpi.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa fraksioni i dytë dhuroi katër realizime dhe përjashtimin e një lojtari.
Marc Pubill kaloi fillimisht në avantazh skuadrën e Diego Simeone-s në minutën e 59-të. Miqtë përmbysën gjithçka përmes dy 11-metërshave të ekzekutuar saktë nga Gerard Moreno dhe Georges Mikautadze. Madrilenët mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të marrë nga Robin Le Normand.
Megjithatë, Giuliano Simeone barazoi shifrat në minutën e 85-të duke u shmangur humbjen vendasve.
Në këtë përballje u aktivizua nga stoli edhe Julian Alvarez, i cili u përball me kontestimin e tifozëve gjatë lojës./mxh
