Liverpool ka shmangur humbjen në sekondat e fundit të sfidës ndaj Newcastle, duke barazuar me rezultatin 2-2 në javën e parë të Premier League.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me anë të Anthony Elanga-s pas një asistimi nga William Osula.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhezinjve, ndërsa fraksioni i dytë dhuroi më shumë spektakël. Cody Gakpo barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 55-të me një goditje nga jashtë zonës.
Vendasit u përgjigjën menjëherë dy minuta më vonë, kur Joe Willock riktheu epërsinë pas një kundërsulmi të shpejtë.
Në minutat e shtesës, të kuqtë fituan një 11-metërsh. Dominik Szoboszlai u tregua i saktë nga pika e bardhë duke vulosur barazimin 2-2./mxh
