Ismael Saibari ka regjistruar një debutim të veçantë në Bundesliga me fanellën e Bayern Munich.
Skuadra bavareze e nisi mbrojtjen e titullit kampion me fitoren 5-1 në shtëpi ndaj Stuttgartit. Sulmuesi anësor, i afruar te Bayerni për rreth 55 milionë euro, u aktivizua si zëvendësues dhe dha dy asistime.
Në rastin e parë, Saibari fitoi një duel sprinti me Finn Jeltsch dhe shërbeu për Aleksandar Pavlovic. Më pas, ai gjeti Luis Diaz me një pasim vendimtar pas një aksioni të ndërtuar nga zona e mesfushës.
Me dy asistimet e regjistruara në ndeshjen e parë në Bundesliga, Saibari u bë lojtari i gjashtë që arrin këtë shifër në debutim që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 2004.
Para tij, të njëjtin rezultat e kanë regjistruar Robbie Kruse, Luis Diaz, Shinji Ono, Toni Kroos dhe Diego.
Asnjë futbollist nuk ka arritur të japë më shumë se dy asiste në debutimin e tij në Bundesliga gjatë kësaj periudhe./mxh
