Një vatër zjarri është përhapur sot në malësinë e Krujës, më konkretisht në zonën mes vendit të quajtur “Kroi i Madh” dhe fshatit Çudhi.
Mësohet se flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe pemëtari.
Zjarri favorizohet nga era e fortë, ndërsa terreni i vështirë në zonë po pamundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse./Mxh
