Gazetari Armir Shkurti ka ndarë sot një reagim lidhur me grupin drejtues të protestës kundër qeverisë, mes të cilëve edhe aktivisti Dritan Goxhaj.
Përmes një postimi në “Facebook”, Shkurti ndalet gjerësisht te fjala e Goxhajt në bulevardin para Kryeministrisë, që e cilëson si anëtar të një grupi pa “kokë”.
Shkurti hedh akuza për “pazare” në emër të protestës, që sipas tij, i shërbejnë kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha.
Postimi i plotë:
Mos more!!!
Atëhere ma jep një përgjigje të prerë për pyetjen që kanë gjithë protestuesit:
– PËR KË DO TË VOTOJ UNË NË ZGJEDHJET E ARDHSHME?
“Në 90 ditët e kësaj proteste është kërkuar t’i vendoset një kokë, në mënyrë që qeveria dhe pushteti të kenë dy mundësi: ose ta blejnë, ose ta presin”, thotë ky zëdhënësi duke lexuar deklaratën e…
( deklaratën e kujt…? )
Mos mor Goxhaj ! Sapo konfirmove që protesta jo vetëm është drejtuar me b¥thë, por projekti që na propozoni është të vazhdoni të sillni popullin në shesh, me b¥thë, si kali në lëmë. Oh çfarë dhurate për Edi Ramën, Sali Berishën dhe krimin që i mban në pushtet!
Dhe kjo “b¥tha” drejtuese ka kaq kohë që akuzohet nga qytetaria se po e mban në anestezi zemërimin popullor, në tetraplegji veprimtarinë civile dhe në devijim qëllimin.
Protesta nuk nisi në 31 maj 2026. Ajo ka dekada që ka nisur! Gjysma e shqiptarëve kanë vite e vite që protestojnë duke MOS votuar. Por në këtë mënyrë, për dreq, ia kanë lënë pushtetin në dorë krimit, injorancës, thesit të miellit për të trazuar çorbën e tranzicionit e duke ngritur herë PD e herë PS.
Në 31 maj zemërimi u derdh. Populli më në fund e tha me gojën plot se
? Politika e tranzicionit është një ortakëri kriminale dhe duhet shporrur
? Pushteti ka shpopulluar si asnjë pushtues atdheun
? Shqipëria nuk është më e shqiptarëve por po shitet për një copë bukë tek klientët e pushtetit.
DolëM në protestë nga llahtari i VDEKJES. Një komb që po vdes ditën për diell, i vrarë nga politikanët e vet, pa patur mundësi as për varr…
ZGJIDHJA?
PËRMBYSJE! – Këtë artikuloi qytetaria që ditët e para.
Si bëhet?
VETËM ME VOTË!
…pra kthehemi tek mikrofoni, ku po shpall vendimet e “kokës” për të mos patur kokë, zotëria me letër në dorë:
– Për kë do të votosh TI , personalisht, zëdhënës i nderuar? Për kë do të votojnë hartuesit dhe miratuesit e asaj deklarate?
Nëse protesta nuk do të ketë një drejtim, do të thotë nuk do të ketë as përfaqësim, as përgjegjësi, as ide, as zgjidhje por as struktura e individë që të përballen në zgjedhje me politikën e vjetër.
Na thërrasin fort për bashkim këta demagogë dhe qahen fort nga rreziku i përçarjes. Por si mund të bëhet bashkimi kur paranoja kryesore është kundër shokut në krah? Kur ke fobi nga protestuesi ngjitur, se mos organizohet dhe e blen Rama?….
Po dale… Ore këta 30 anëtarët e Grupit Koordinues, a janë apo nuk janë KOKË? Jo, pyes se KËTA përcantojnë kush do të flasë a kush jo në shesh. Këta vendosin që, në vend të rrethojnë Kryeministrinë, vendosin ti gjuajnë me vezë Erion Braçes, në vend të artikulojnë probleme e zgjidhje urdhërojnë marshim zboristësh nga sheshi deri në Rinas, këta vendosin që s’duan kokë, por diktojnë dhe çensurojnë mikrofonin në protestë. Pra, nëse s’janë “kokë”, me çfarë tagri veprojnë mbi protestën dhe protestuesit? Nëse nuk janë “koka” urgjent duhet të terren që aty!
…Ama, nëse këta janë koka e protestës, nën dritën e deklaratës në videon më poshtë, kam nja dy pyetje:
Kur thoni: ” është kërkuar t’i vendoset një kokë, në mënyrë që qeveria dhe pushteti të kenë dy mundësi: ose ta blejnë, ose ta presin” – nga niseni? A ka patur këto 90 ditë tentativa shit – blerje nga dikush për grupin apo individë të Grupit Koordinues?
– Çfarë cilësish të veçanta kanë anëtarët e “kokës” së sotme që nuk e kanë të tjerë protestues, në raport me shitjen, blerjen, kapjen a shantazhimin nga pushteti?
– Përse vetëm 30 vetë jeni të kulluar dhe të paprekshëm ndërsa të tjerët janë rrezik përçarje, shkatërrimi apo blerje?
– Pesha që mbajnë 30 vetë, kundrejt një regjimi, është titanike. Sikur, po nën drejtimin tuaj, por grupi koordinues të bëhej 300 apo 3000 vetë, a nuk mendoni se pesha që mbani sot do të zvogëlohej 10 deri 100 fish?
Dhe e fundit, por që është kryesorja:
– Meqë VOTA është I VETMI mjet për të marrë pushtetin apo për të ndryshuar politikën: PËR KË DO TË VOTOJMË NE TË PROTESTËS NË ZGJEDHJET E ARDHSHME?
*****
Ndërkohë, komenti im:
Protesta nuk është as mikrofoni, as kësula e bardhë as marshimi apo siluetat e flamingove bashkë me memet e ngritura mbi hunj në bulevard. Ajo që quhet “protestë” në fakt është një përmbysje madhe, ndodhur në mendjen dhe sjelljen e shqiptarëve. Është vetëdija e të qenit të tradhëtuar dhe shitur nga klasa politike e tranzicioni. Secili që ka këtë bindje është pjesë e ndryshimit madhor politik drejt një republike të re. Sheshi është një skenë e nevojshme, mikrofoni mori inflacion për shkak të kapjes herët nga establishmenti. Por as sheshi dhe aq më pak mikrofoni janë PROTESTA. Çdo ditë e natë, në çdo familje, klub, dyqan, vend pune diskutohet vdekja e politikës së re dhe ndërtimi i një sistemi normal politik, në shërbim, në rradhë të parë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo bëhet me:
Organizim
Ide ( ideologji )
Përfaqësim
Veprim.
Nuk i kam shpikur as unë as shokët e mi këto koncepte. Kështu u bë Perëndimi. Nuk di këta të “mikrofonit pa kokë” si e kanë skemën. Do futemi 30 mijë protestues në zyrë të Ramës dhe do vendosim 30 mijë firma në VKM?
Gjithësesi, pasi ke lexuar të mijat, dëgjuar të tjetër, pyet veten:
– Unë, familja ime, rrethi im…PËR KË DO TË VOTOJMË ?
Nëse nuk e ke emrin dhe subjektin, bëji naftën këtyre marifetçinjve që të kanë vërdallisur PA KOKË 3 muaj dhe eja të organizohemi.
****
Epilog.
Furrtarja ( ai bubuzheli i shpifur bojëkaf ) jeton 7 ditë pa kokë. Dhe e dini pse ngordh? Sepse pa kokë s’pi dot ujë dhe dehidratohet.
Një protestë pa kokë nuk besoj se ka fat më të mirë. Sidomos kur “koka” është maskuar si b¥thë dhe luftën më të madhe nuk e ka me sistemin por me një kokë të vërtetë që i përket atij trupi ( protestës), mendon për të ( protestën ) dhe i shërben protestës./Mxh
