Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Kurbnesh të Mirditës.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.
Për pasojë, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spital.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Mxh
