Santiago Gimenez është transferuar te Porto, pasi Milani dhe klubi portugez kanë arritur marrëveshjen për kalimin e sulmuesit me huazim.
Marrëveshja parashikon të drejtën e blerjes për 18 milionë euro, e cila mund të shndërrohet në detyrim në varësi të paraqitjeve dhe minutave të Gimenez gjatë sezonit. 25-vjeçari largohet nga Milani pas një sezoni e gjysmë, pasi ishte transferuar nga Feyenoord në janar të vitit 2025.
Ndërkohë, Omari Hutchinson është pranë transferimit te Milani për të marrë një rol në repartin ofensiv pas largimit të Rafael Leaos drejt Galatasaray. Për 23-vjeçarin është arritur marrëveshja për një huazim me pagesë prej 4 milionë eurosh, me të drejtë blerjeje që mund të bëhet detyrim në kushte të caktuara.
Milani vazhdon gjithashtu të punojë për largimet e mundshme të Youssouf Fofana dhe Fikayo Tomori, pas ndarjes me Ricci, Leao dhe Nkunku.
Në listën e alternativave për mbrojtjen është edhe Leny Yoro i Manchester United, futbollist francez i lindur në vitin 2005. Manchester United e kishte blerë Yoron nga Lille për 62.5 milionë euro dy vite më parë./mxh
