Manchester United ka arritur të marrë fitoren e parë sezonale në Premier League pas një përmbysjeje spektakolare në shtëpi.
Skuadra e drejtuar nga Michael Carrick triumfoi me rezultatin e thellë 5-2 përballë Ipswich Town në javën e dytë.
Ndeshja nisi më mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 29-të falë golit të Leif Davis. Megjithatë, Bruno Fernandes shfrytëzoi një gafe në prapavijën kundërshtare për të barazuar shifrat përpara fundit të pjesës së parë.
Fraksioni i dytë u dominua tërësisht nga vendasit, ku një autogol i Jacob Greaves u dha avantazhin në minutën e 56-të. Më pas, kapiteni Bruno Fernandes realizoi edhe dy gola të tjerë duke kompletuar kështu tripletën e tij personale.
Në fund, Bryan Mbeumo shënoi golin e pestë, ndërsa Chuba Akpom ngushtoi diferencën për Ipswich-in në minutat shtesë./mxh
