Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se Ukraina po përgatitet për bisedime të mëtejshme me përfaqësuesit e presidentit të SHBA-së Donald Trump.
“Do të ketë më shumë detaje nesër. Do të bëjmë gjithçka që mundemi në mënyrë që lufta të mos mbetet e vetmja mundësi për mënyrën se si do të zhvillohen ngjarjet. Është e rëndësishme që Amerika të ndajë shumë nga pikëpamjet tona mbi situatën”, theksoi Zelensky në një deklaratë.
Një takim trepalësh midis Presidentit Trump, Presidentit rus Putin dhe Presidentit ukrainas Zelensky, që synonte t’i jepte fund luftës, u propozua nga Drejtori i CIA-s John Ratcliffe gjatë vizitës së tij sekrete në Moskë në fillim të kësaj jave, sipas mediave amerikane./Mxh
