Freiburg e nisi sezonin e ri në Bundesliga me një fitore 4-1 ndaj Werder Bremen në Europa-Park Stadion.
Yuito Suzuki zhbllokoi rezultatin, ndërsa Igor Matanovic dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Suzuki shënoi edhe dy herë, duke kompletuar tripletën dhe duke vendosur fitoren e Freiburgut.
Werder Bremen realizoi golin e vetëm me Dariusz Stalmach në minutat e fundit, por nuk ndryshoi rezultatin përfundimtar.
Në ndeshjen tjetër, Augsburg fitoi 3-0 ndaj Schalke, skuadrës së sapongjitur në Bundesliga. Michael Gregoritsch shënoi golin e parë, ndërsa Anton Kade dyfishoi avantazhin pasi Schalke mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Ron Schallenberg.
Rodrigo Ribeiro vulosi rezultatin në kohën shtesë për fitoren 3-0 të Augsburgut./mxh
