Turqia po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje të re mes Rusisë dhe Ukrainës për eksportet e grurit përmes Detit të Zi, tha sot ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Fidan bëri të ditur se Ankaraja është në kontakt me të dyja palët dhe po punon për një marrëveshje të ngjashme me atë të grurit, e cila u arrit në vitin 2022, por përfundoi në vitin 2023.
Ai u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës të tregojnë vetëpërmbajtje pas sulmeve të përsëritura me dronë ndaj anijeve në Detin e Zi.
Sipas tij, këto sulme kërcënojnë jo vetëm sigurinë në rajon, por edhe sigurinë globale ushqimore.
Rusia dhe Ukraina janë ndër vendet eksportuese kryesorë të grurit në botë.
Ndërprerja e eksporteve mund të shkaktojë rritje të çmimeve dhe mungesa ushqimore, veçanërisht në disa vende afrikane.
Tensionet në Detin e Zi janë përshkallëzuar ditët e fundit.
Turqia ka protestuar ndaj Ukrainës pas sulmeve ndaj dy anijeve turke më 26 dhe 27 gusht.
Një ditë më vonë, një tanker me flamur të Hong Kongut, u përfshi gjithashtu në një incident, pas një sulmi me dron pranë brigjeve të provincës turke, Samsun.
Situata në Detin e Zi pritet të diskutohet edhe në takimin mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan./mxh
