Last Updated on 02/09/2026 by EL
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes është pezulluar me 15 ndeshje dhe gjatë kësaj periudhe i ndalohet edhe hyrja në stadiume.
Në të njëjtën ndeshje, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, u ndëshkua me karton të kuq pas protestave ndaj vendimeve të arbitrave. Në sfond ishin edhe dy golat e anuluar të Vllaznisë për pozicion jashtë loje, shkruan A2. Tekniku shkodran, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes ndaj zyrtarëve të ndeshjes, është pezulluar me 6 javë.
E pëson edhe Elbasani, që do të gjobitet me 1 milion lekë për organizim jo të mirë te ndeshjes ndaj Vllaznisë.
Tensionet nuk munguan dhe në ndeshjen Skënderbeu-Dinamo, ku trajneri i kryeqytetasve, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga veprimtaritë./et
